
Voton Mimoza-Kusari-Lila: Sot është ditë e bukur për demokracinë.
Ka votuar edhe kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, raporton Gazeta Express.
Me këtë rast ajo ka thënë se sot është një ditë e bukur për demokracinë.
Kusari është shprehur se të gjithë qytetarët e kanë mundësinë sot që të flasin dhe të tregojnë verdiktin e tyre për gjithë çfarë është prezantuar në fushatë zgjedhore
“Sot është një ditë e bukur për demokracinë. Zgjedhjet në Republikën e Kosovës e kanë një rëndësi të veçantë për faktin se të gjithë qytetarët e kanë mundësinë sot të flasin dhe të tregojnë verdiktin e tyre për gjithë çfarë ne kemi prezantuar në fushatë zgjedhore”, ka deklaruar ajo.
Kusari-Lila u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin e të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.