PDK thërret përsëri konferencë për media

17:00 | 14 Nëntor 2021

Një konferencë për media do të mbahet nga PDK.

Partia Demokratike e Kosovës ka thirrë përsëri konferencë për media, raporton Gazeta Express.

Nga kjo parti kanë thirrë konferencë për orën 17:30 lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

“Partia Demokratike e Kosovës mban sot në ora 17:30 konferencë për media lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Konferenca mbahet në selinë qendrore të PDK-së”, është bërë e ditur nga PDK.

Kujtojmë që nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku përmes një konference për media ftoi sot qytetarët e komunave të Kosovës, të cilat janë në balotazh, të dalin e ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Çitaku tha se sot është ditë vendimtare për të ardhmen katër vjeçare të këtyre komunave.

Komento: