
Sot Kosova ka pasur raundin e dytë të zgjedhjeve.
Kryeministri Albin Kurti këtë ditë vikendi e pati ishte i angazhuar me disa aktivitete.
Ai fillimisht mori pjesë në proces të votimit, nderoi të rënët britanikë e këtë pasdite ka vendosur ta kalojë me disa nga deputetët e partisë së tij, njofton Klan Kosova.
Në një kafene të kryeqytetit, Kurti doli me deputetin Mefail Bajqinovci dhe Eman Rrahmani.
Në fotot e shkrepura shihet Kurti duke qeshur me të madhe si rrallëherë në publik.
Të qeshurës së tij iu bashkua edhe Bajqinovci.