Kjo është zyrtarja e Policisë që u gjet pa shenja jete në Gjilan

17:46 | 14 Nëntor 2021

Një zyrtare policore është gjetur e vdekur në Gjilan.

Një person është gjetur pa shenja jete në varrezat e qytetit në Gjilan.

Rasti është konfirmuar për Gazeta Insajderi nga Ismet Hashani, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit.

Hashani tha se personi i gjetur është zyrtare policore. Rasti po cilësohet si “vdekje e dyshimtë”.

Ngjarja ka ndodhur tek varrezat e qytetit në Gjilan, teksa jozyrtarisht dyshohet se është vetëvrasje.

Sipas informatave të parë, bëhet fjalë për rreshterën Ajtene Islami.

Komento: