Pas humë vitesh bie perandoria e Naim Ismajlit, Shtimja me kryetar të ri

21:30 | 14 Nëntor 2021

Bie perandoria e Naim Ismajlit, Shtimja me kryetar të ri.

Qemajl Aliu nga Lëvizja Vetëvendosje është kryetari i ri i Shtimes. Perandoria e Naim Ismajlit nga Partia Demokratike e Kosovës në këtë komunë ka rënë sot. Ai e ka pranuar humbjen e parë pas plot 21 vjetësh, raporton Gazeta Express.

Nga numërimi i 100% të votave të rregullta, në KQZ fitues figuron Aliu me 50,71% të votave, krahas 49,29% të votave sa i ka marrë kundërkandidati i tij dhe kryetari i deritashëm i qytezës së Shtimes.

Ismajli tha se e njohin dhe e pranojnë rezultatin.

“Të nderuar qytetarë të Shtimes, Ju falenderojmë për besimin e dhënë në zgjedhjet e raundit të parë dhe të dytë. Nga rezultatet preliminare të zgjedhjeve që u mbajten sot, nuk na kanë nxjerrë fitues prandaj rezultatin e njohim si të tillë dhe presim rezultatet përfundimtare të cilat do t’i respektojmë. Jemi krenarë që ju kemi shërbyer për 21 vite rresht dhe juve qytetarë të Shtimes ju dëshirojmë fat!”, shkroi Ismajli.

Ndërkaq kryetari i ri i Shtimes, kandidati i LVV-së, Qemajl Aliu e ka shpallur fitoren duke i falenderuar qytetarët.

“Më n‘fund pas 22 vitesh, Shtimja ime përsëri është e lirë! Urime Shtime, urime Shtimjan! Zemra mal! Faleminderit shumë!”, shkroi Aliu.

Komento: