
Pal Lekaj ia ka uruar fitoren Ardian Gjinit.
Ardian Gjini ka fituar edhe një mandat si kryetar i Gjakovës.
Fitores së tij i është gëzuar bashkëpartiaku Pal Lekaj i cili ka thënë se këtij qyteti i duhet Ardiani edhe 4 vite.
Lekaj ndërkaq ka thumbuar Mimoza Kusari-Lilën e Vetëvendosjes duke thënë se nuk ka mundur ta mendojë që të mos e ketë kolege në Kuvend.
“Gjakovës i duhet Ardiani edhe 4 vite!
E Mimozën nuk mund ta mendoja të mos e kisha kolege në Kuvend”, ka shkruar Lekaj.