Ja sa pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalet e Kosovës

10:15 | 15 Nëntor 2021

Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 në Kosovë

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se bazuar në raportin e datës 15 nëntor 2021, në tërë SHSKUK’në në trajtim mjekësor janë 38 pacientë, prej tyre 13 të konfirmuar me Covid-19 dhe 25 të tjerë post-covid.

Sipas SHSKUK’së, me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, përderisa në mjekimin intnesiv të Klinikës Infektive është 1 pacientë.

Në Spitalin e përgjithshëm të Gjakovës, në trajtim nga Covid-19 janë 4 pacientë nga Shqipëria.

Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid, sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 5 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacientSpitali i Prizrenit, 1 pacientë

Spital i Pejës,5 pacientë

Spitali i Gjakovës, 4 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë

Komento: