Veturave u vendosen pajisje bllokuese në rrota në Rrugën B në Prishtinë

11:24 | 16 Nëntor 2021

Në Rrugën B në Prishtinë veturave u vendosen pajisje bllokuese në rrota.

Shumë veturave u janë vendosur pajisje bllokuese sot në Rrugën B në Prishtinë.

Ky veprim po bëhet nga “Prishtina Parking”.

Kujtojmë se parkimi në këtë zonë duhet bërë paraprakisht me rezervim me anë të SMS-ve në numrat e “Prishtina Parking”.

Parkingjet në këtë pjesë tashmë janë të menaxhuara nga “Prishtina Parking”.

Komento: