Këto janë votat e diasporës për të gjithë kandidatët e balotazhit për kryetar komunash

21:14 | 16 Nëntor 2021

Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës tashmë ka përfunduar numërimin e votave nga diaspora.

Në disa foto shihen edhe rezultatet finale në disa prej tyre, duke qenë se ende nuk janë publikuar të gjitha rezultatet.

Numërimi i votave të dërguara me postë ka filluar para disa orësh në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve në kuadër të KQZ-së.

Kujtojmë se votat me postë ishin vendimtare në dy komuna të vogla, atë të Dragashit dhe Junikut.

Në Dragash nga numërimi i votave të diasporës ka fituar LDK me kandidatin Bexhet Xheladini, derisa në Junik poashtu ka fituar LDK me kandidatin Ruzhdi Shehu.

Komento: