Benik Tahiri i kërkon Qeverisë që me urgjencë Ligjin për Pagat ta dërgojë në Kuvend

11:29 | 18 Nëntor 2021

Besnik Tahiri i bën thirrje Qeverisë që sa më shpejtë Ligjin për Pagat ta dërgojë në Kuvend.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë që Ligji për Pagat duhet që të sillet në Kuvend.

Tahiri i ka bërë thirrje Qeverisë gjatë seancës së sotme, që miratimi i këtij ligji nuk duhet të vonojë më shumë, njofton Klankosova.

“Për ne si grup parlamentar, një nga ligjet më me rëndësi është miratimi i Ligjit të Pagave. Ky ligj është dashur që të vijë në Kuvend më 29 tetor të këtij viti e deri tash jo vetëm që nuk ka ardhë por shihet që ky ligj nuk do të ketë mundësi të vijë gjatë këtij viti në Kuvendin e Kosovës”.

“Fatkeqësisht ka ardhë Ligji për Buxhet para këtij ligji që nënkupton që buxhetimi i këtij ligji në buxhetin e vitit 2022 nuk ekziston”, u shpreh tutje Tahiri.

“Dua të kërkoj nga ju në emër të grupit parlamentar, nga ministritë përkatëse, që sa më shpejt të nisin konsultimet e detyrueshme për të sjellë këtë Ligj në Kuvend. Kam punuar personalisht në këtë ligj. Ligji që e kam sjellë në Kuvend nuk është kontestuar nga gjykata, por vetëm amandamentimet”.

Komento: