Kryeministri njofton se sot janë arrestuar të dyshuarit për plaçkitjen dhe plagosjen në Prizren

11:52 | 18 Nëntor 2021

Kurti njofton se sot janë arrestuar të dyshuarit për plaçkitjen dhe plagosjen në Prizren.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se sot janë arrestuar dy të dyshuarit për plaçkitjen e argjendarisë në Prizren e cila ndodhi të hënën në mbrëmje, me ç’rast janë plagosur babë e bir pronarë të asaj argjendarie.

“Ju njoftoj se sot janë arrestuar dy të dyshuar për plaçkitjen e argjendarisë në Prizren, me ç’rast janë plagosur babë e bir. Tashmë disa lokacione janë duke u bastisur.

Të dyshuarit kanë qenë të arrestuar deri vonë për plaçkitje të mëhershme, por fatkeqësisht gjykata i ka liruar në procedurë të rregullt, e tash janë riarrestuar”, tha Kurti.

Komento: