Pas fitores, Krasniqi viziton Lladrovcin në Drenas

19:29 | 18 Nëntor 2021

Drenasi sot është vizituar nga Memli Krasniqi.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Drenas, për të uruar kryetarin Ramiz Lladrovci për mandatin e ri. Ai ka falënderuar qytetarët e kësaj komune për besimin në Partinë Demokratike të Kosovës.

“Rezultati i këtyre zgjedhjeve është tregues i qartë se PDK jo vetëm që ka qenë në zemrën e qytetarëve të Drenasit, por vazhdon të jetë aty. Sepse, Drenasi është bastioni ynë i pathyeshëm.”, ka thënë Krasniqi.

“Jam i lumtur që ai do ta vazhdojë këtë qeverisje për të hapur edhe më tej perspektivën për qytetarët e Drenasit me implementimin e projekteve zhvillimore për këtë komunë.”, ka përfunduar Kryetari i PDK’së.

Komento: