Grabitje në një market në Prishtinë, policia jep detajet e fundit

10:21 | 19 Nëntor 2021
Ilustrim

Ditët e fundit janë shpeshtuar grabitjet në gjithë Kosovën.

Policia e Kosovës ka njoftuar për një grabitje në një nga marketet në Prishtinë.

Sipas policisë një punëtore ka njoftuar se tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur arkën me një shumë të parave.

Rasti është duke u hetuar nga policia.

Prishtinë, 18.11.2021-21:09-21:15. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se, derisa ishte duke punuar në market, tre persona të panjohur të maskuar dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një sef metalik me një shumë parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti vazhdon të hetohet, nga njësitet policore”, thuhet në njoftim.

Komento: