Dajë e nip, zbulohet lidhja familjare e Bashkim Jasharit dhe Rrahman Ramë

20:11 | 30 Nëntor 2021

A e dini cila është lidhja familjare në mes të Bashkim Jasharit dhe Rrahman Ramës?

Bashkim Jashari është emëruar këtë të martë Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ai e ka pasuar në këtë pozitë Rrahman Ramën i cili dha dorëheqje.

Pozita më e rëndësishme ushtarake në vend ka kaluar nga daja tek nipi. Jashari dhe Rama kanë lidhje familjare mes vete.

Bashkim Jashari është djalë i hallës së Rrahman Ramës, njofton Klankosova.

“Gruaja e Ademit dhe gruaja e Rifatit kanë qenë halla të Rrahman Ramës”, ka konfirmuar për Klan Kosova, Halit Barani, i cili njeh të dy familjet.

Komento: