
Aksidentohen dy vetura në Prishtinë.
Një aksident trafiku ka ndodhur disa çaste më parë në Prishtinë.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” në afërsi të monumentit “New Born”, ndërsa janë përfshirë dy automjete.
Në video shihen dy veturat e aksidentuara dhe pjesëtarët e policisë në vendngjarje, shkruan lajmi.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe nëse ka të lënduar.