Flamuri i KFOR-it ulët në gjysmështizë në nder të komandantit Reinhardt që shërbeu në Kosovë

18:44 | 02 Dhjetor 2021

KFOR-i ul në gjysmështizë flamurin në nder të komandantit Reinhardt që shërbeu në Kosovë.

Ka vdekur sot gjenerali Klaus Reinhardt, që ishte komandanti i dytë i trupave të KFOR-it në Kosovë.

Për nder të Reinhardt, ushtarët e KFOR-it të cilët shërbejnë në Kosovë kanë ulur flamurin e KFOR-it në gjysmështizë, shkruan Reporteri.

Në një postim në Facebook thuhet se gjenerali Reinhardt nuk do të harrohet kurrë.

“Me zemër të rëndë përshëndesim dhe e ulim flamurin e KFOR-it në gjysmështizë për humbjen e ish-komandantit , gjeneral Dr. Klaus REINDHARDT.Gjenerali REINHARDT komandoi KFOR-in ndërmjet 8 tetorit 1999 dhe 18 prillit 2000. Ne si ushtarë të KFOR-it nuk i harrojmë kurrë vëllezërit tanë dhe të gjithë ndajmë dhimbjen për humbjen e ish-komandantit tonë. U prefsh në paqe Gjeneral. Nuk do të harrohesh kurrë”, thuhet në postim.

Reinhardt ishte komandanti i dytë i trupave të KFOR-it në Kosovë.

Rinhardt ishte komandant nga 8 tetori i vitit 1999 deri më 18 prill të vitit 2000.

Komento: