
Ambasada e Kosovës në Paris ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët.
Ambasada e Kosovës në Paris ka njoftuar se në bazë të vendimeve të reja të Qeverisë të gjithë personat që kërkojnë shërbime në këtë ambasadë do të duhen të paraqesin dëshmi vaksinimi ose test pcr/antigjen negativ jo më të vjetër se 24 orë.
Tutje nga kjo ambasadë njoftohet se vetëm personat të cilët kërkojnë shërbime do të lejohen të hyjnë brenda në Ambasadë, ndërsa shoqëruesit janë të detyruar të presin jashtë.
Njoftimi i plotë:
Sipas vendimit të fundit (data 01.12.2021) të Qeverisë për masat e reja anti-Covid, Ambasada njofton qytetarët e Kosovës në Francë që sipas seksionit I, pika 52 dhe 53 (shih më poshtë) ku përcaktohet puna me palë, të gjitha palët që do kërkojnë shërbime nga Ambasada do të duhen të paraqesin dëshmi vaksinimi ose test pcr/antigjen negativ jo më të vjetër se 24 orë.
Gjithashtu, vetëm personat të cilët kërkojnë shërbime do të lejohen të hyjnë brenda në Ambasadë, ndërsa shoqëruesit janë të detyruar të presin jashtë (përveç në rastet kur shoqërimi është i domosdoshëm: personat me nevoja të veçanta fizike dhe personat nën 18 vjeç).
I. [Puna me palë]
1. Në institucionet publike/private apo biznese, punonjësit/personeli i cili ka punë me palë/kontakt të drejtpërdrejtë me klientë (duke përfshirë, por duke mos u kufizuar, berberë, vozitësit e taksive, punonjësit në markete dhe banka etj.), duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.3 (Shënim: dëshmi e vaksinimit të plotë ose test pcr/antigjen negativ), në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në objekt. Obligohet të caktohet një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.3.
2. Personi përgjegjës i institucionit publik apo privat dhe i operatoreve ekonomikë, obligohet që të ndalojë rreshtimin apo tubimin brenda dhe jashtë ambientit të punës/biznesit, përveç nëse mbahet distancë fizike prej të paktën 1 metër nga grupet e tjera të personave.