Me përqafime, Shpend Ahmeti ia dorëzon detyrën Përparim Ramës

11:06 | 07 Dhjetor 2021

Shpend Ahmeti i dorëzon detyrë dhe përqafim Përparim Ramës.

Shpend Ahmeti, i ka dhënë një përqafim Përparim Ramës, duke i dorëzuar edhe detyrën e kryetarit të Prishtinës.

E gjitha kjo pas betimit që bëri Përparim Rama i LDK-së, para të pranishëmve, në seancën ceremoniale të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Në mbledhjen inauguruese të Kuvendit të Komunës së Prishtinës, janë betuar anëtarët e rinj të kuvendit dhe kryetari i ri i kryeqytetit, Përparim Rama.

Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës doli fitues në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ku ishte në garë me Arben Vitinë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Komento: