Kryeministri Kurti përfaqëson Kosovën me fusnotë në Këshillin e Stabilizim-Asociimit

14:11 | 07 Dhjetor 2021

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Stabilizim-Asociimit në të cilën është duke marrë pjesë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në këtë takim me drejtuesit më të lartë evropianë, Kurti po e përfaqëson shtetin me fusnotë dhe jo me emrin kushtetues Republika e Kosovës, transmeton Klankosova.

Vet Kurti vazhdimisht ka shprehur kritika për vendosjen e fusnotës krahas emrit të Kosovës nëpër ngjarje të ndryshme.

“Tradhti shtetërore” e kishte quajtur Kurti vite më parë vendosjen e fusnotës.

Komento: