Shpend Ahmeti “zhduk” kompjuterin e shtrenjtë që e kishte në zyrë

14:44 | 07 Dhjetor 2021

Shpend Ahmeti sot ka lëshuar zyrën e kryetarit të Prishtinës, ndërsa në të nga sot do të jetë Përparim Rama, i cili fitoi zgjedhjet në rundin e dytë, më 14 nëntor.

Ajo që bie në sy në zyrën e Ahmetit, ku tash e tutje do të jetë Rama, është mungesa e kompjuterit, të cilin ish-kryetari e kishte përdorur gjatë mandatit të tij, shkruan Zeri.

Ahmeti në fotografitë nga zyra e tij, që ka publikuar gjatë kohës sa ishte kryetar, pranë tij kishte edhe një kompjuter “Apple”, që në treg ka një çmim të lartë.

Ndërsa, sot kur Rama ka hyrë në atë zyrë është parë një kompjuter i thjeshtë dhe jo ai i teknologjisë së fundit.

Komento: