
Një person i armatosur e ka grabitur një pompë të derivateve, me ç’rast ka arritur të marrë një shumë të caktuar të parave.
Rasti ka ndodhur në fshatin Kçiq të Mitrovicës.
Nuk raportohet për ndonjë të lënduar.
Kështu bëri të ditur për Klankosova Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.
“Sonte, rreth orës 18:00, nga ana e tre ankuesve, punëtorë në një pompë derivatesh në fshatin Kçiq të Mitrovicës, është raportuar se një person i dyshuar e i maskuar, nën kanosjen e armës, ka grabitur një shumë të parave. Nga informacionet e deritanishme nuk raportohet për të lënduar. Me rastin janë duke u marrë njësitet përkatëse policore”.