
Javë më parë në Deçan ndodhi një krim i rëndë.
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan.
Mediat lokale raportojnë se bëhet fjalë për tre të arrestuar nga fshati Gllogjan, baba dhe dy djemtë e tij.
Tre të arrestuarit dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e shoferit dhe dy nxënësve në Gllogjan. Motivet e këtij sulmi lidhen me një rast të vetëvrasjes të një vajze nga Gllogjani.
Sipas familjes së vajzës së vetëvrarë arsyeja e kësaj vetëvrasje është shoferi i autobusit.