Përmbytje në Vushtrri, ushtria u shkon në ndihmë banorëve

12:55 | 12 Dhjetor 2021

Përmbytjet në Novoselë të Vushtrrisë.

Policët e Forcave të Armatosura janë angazhuar prej orëve të para të ditës në ndihmë të banorëve në fshatin Novoselë, ku dalja nga shtrati e Lumit Vjosa në urën e Mifolit ka shkaktuar pëmbytje.

Po punohet me strukturat e Emergjencave Civile të Qarkut të Vlorës e Fierit. Mbi 75 forca dhe mjete janë në terren në fshatin Ferras dhe Novoselë për të shmangur çdo rrezik për jetët njerëzore e gjënë e gjallë.

Po ndiqet me vëmendje maksimale edhe situata në bashkitë e tjera, ku për shkak të reshjeve që vijojnë me intenstet të lartë ka bllokime rrugësh nga bora apo prurjet e shumta të lumenjve, shkruan A2 CNN.

Komento: