Shtatë raste të reja me COVID-19 të dielën në Kosovë

15:05 | 12 Dhjetor 2021

Shtatë raste të reja me COVID janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 1.011 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, derisa nuk u shënua asnjë rast i vdekjes.

Njoftimi i plotë:

2 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 965 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.644.358 doza të vaksinës.

Deri më sot 772.388 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.011 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.892.

Në total numri i rasteve aktive është 321. /ORAinfo/

Komento: