
Rasti i rëndë i vrasjes së Gllogjanit ende po diskutohet.
Avokati Arianit Koci ka folur rreth procesit të hetimit për rastin e Deçanit ku mbetën të vrarë shoferi i autobusit dhe dy nxënës.
Ai përmes një postimi në Facebook, tha se informatat më të ndjeshme rreth këtij rasti kanë rrjedhur në publik.
Ai tha se kjo është joprofesionalizëm i pastër nga ana e strukturave të hetuesisë. Tutje Koci tha se po dëmtohen hetimet dhe po shkelet rëndë prezumimi i pafajësisë.
Postimi i plotë:
Informatat më ndjeshme lidhur me rastin e Deçanit, kanë rrjedhur në publik – ka kohë.Disa ditë para arrestimit, është zbuluar edhe motivi i mundshëm i këtij krimi makabër.
Madje është thënë se do të ketë arrestime shumë shpejt.
Ashtu ndodhi!Kjo është joprfesionalizëm i pastër nga ana e strukturave të hetuesisë. Dhe kjo, nuk është hera e parë. Po dëmtohen hetimet dhe po shkelet rëndë prezumimi i pafajësisë.
Prandaj, në këtë rast – çdo informatë – zyrtare apo jozyrtare, jam i prirur ta pranoj me rezerva deri në aktgjykim të plotfuqishëm. Dënues apo lirues.
P.s.Informata dhe analiza, kanë dallim. E kush ka përvojë, saktësisht e dallon të parën prej të dytës.