Hapet për qarkullim rruga Prizren-Reçan, që u mbyll mbrëmë si shkak i shembjes së dheut dhe gurëve

16:30 | 13 Dhjetor 2021

Është hapur për qarkullim rruga Prizren-Reçan e cila ishte mbyllur mbrëmë si pasojë e rënies së dheut dhe gurëve.

Policia ka njoftuar se rruga e cila është mbyllur mbrëmë nga ora 18:20, është hapur sot nga ora 16:00.

Në koordinim me përfaqësuesit e Ministrisë së Infrastrukturës dhe në bazë të vlerësimit të inspektorëve rruga do të jetë e kalueshme me kujdes të shtuar.

“Apelojmë pjesëmarrësit në komunikacion të jenë të pajisur me pajisje dimërorë për shkak kushteve atmosferike. Policia do të jetë në ndihmë dhe përkrahje, andaj kërkohet kujdes i shtuar”, thuhet tutje në njoftim.

Rruga u bllokua dje si shkak i shembjes së madhe të dheut dhe gurëve tek tuneli i parë në këtë anë të rrugës.

Komento: