Sërish nuk ndalet Vulin, i reagon Gërvallës: Rajonin e destabilizon Prishtina, jo Beogradi

22:36 | 13 Dhjetor 2021

Vulin i reagon Gërvallës: Rajonin e destabilizon Prishtina, jo Beogradi.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin, i ka replikuar Ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla e cila në Samitin në Londër tha se Beogradi ka nisur një fushatë për destabilizimin e rajonit.

“Destabilizimi sistematik i rajonit është duke u ndërmarr nga paralajmërimet për krijimin e “Shqipërisë se Madhe”, arrestimet e serbëve dhe vendosja e njësive speciale në veri të Kosovës”, është shprehur Vulin, raporton N1.

“Stabiliteti i rajonit në veçanti është trazuar nga refuzimi i Prishtinës për të zbatuar marrëveshjet e Brukselit dhe refuzimi për ta formuar Asociacionin e Komunave Serbe”.

Vulin ka thënë se nuk është më në pyetje se Prishtina destabilizon rajonin, por se pse lejohet të veprojë ashtu nga Bashkimi Evropian.

Komento: