Një femër thërret me thikë në një qendër tregtare në Prishtinë

17:09 | 14 Dhjetor 2021

Një grua ther një tjetër me thikë në një qendër tregtare në Prishtinë

Sot rreth orës 15:00 policia ka pranuar një informatë se në rrugën “B” në Prishtinë, në një qendër tregtare ka ndodhur një therje.

Policia e Rajonit të Prishtinës ka konfirmuar për një të lënduar.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person (femër). E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë për Reporteri Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.

Lidhur me këtë rast është arrestuar një e dyshuar.

Aktualisht hetuesit policorë kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

Komento: