Ironizon Berisha i PDK-së me qeverinë: Me i lidh edhe qytetarët me këtë gjeneratorin tonë të Kuvendit

18:20 | 14 Dhjetor 2021

Berisha i PDK-së ironizon me qeverinë: Me i lidh edhe qytetarët me këtë gjeneratorin tonë të Kuvendit.

Hisen Berisha i Partisë Demokratike të Kosovës, ka ironizuar me situatën në të cilën gjendet vendi sa i përket çështjes me energjinë elektrike.

E derisa reduktimet ndodhën edhe në Kuvendin e Kosovës gjatë seancës parlamentare, deputetët janë duke zhvilluar punimet përmes sistemit me gjenerator.

Megjithatë, me të marrë fjalën, Berisha u përball me një problem me mikrofonin, për të cilin u shpreh se iu ndal përsëri për shkak të rrymës por për të u gjet zgjidhja me gjenerator, e për këtë ai kërkoi që të furnizohen me energji edhe qytetarët.

”Me i lidh edhe qytetarët me qet gjeneratorin tonë, se na si qeveri jemi të socializëm me qytetarë.

A erdh rryma a jo?”, u shpreh tutje Berisha.

Komento: