Ngrica e borë, ky është parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

18:47 | 14 Dhjetor 2021

Moti për dy ditët e ardhshme në Kosovë.

Moti për dy ditët e ardhshme do të jetë kryesisht i vranët, ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius.

Kështu bëri të ditur Insituti Hidrometeorologjik i Kosovës, përmes një postimi.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Në viset malore parashihen fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”.

Komento: