
Therje me thikë në Royal Mall, policia jep detaje.
Një therje me thikë ka ndodhur në “Royal Mall” në Prishtinë.
Këtë e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi dërguar mediave.
Njoftimi i plotë:
Sot rreth orës 15 :00, kemi marrë informatën se në një qendër tregtare në rrugën “B” në Prishtinë, një person është lënduar.
Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person (femër). E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor.
Lidhur me këtë rast është arrestuar e dyshuara (femër). Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.