Kurti e Rizvanolli dalin në konferencë për media pas krizës energjetike

16:44 | 15 Dhjetor 2021

Kosova në krizë energjetike, Kurti e Rizvanolli dalin në konferencë për media.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të mbajë sot një konferencë për media së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, shkruan Gazeta Express.

Konferenca do të mbahet nga ora 18:00 në objektin e Qeverisë së Kosovës.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, mban konferencë për media”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Pritet që ata të diskutojnë mbi krizën energjetike në vend.

Komento: