Ministria e Shëndetësisë: Vaksinimi kundër Covid-19 ju mbron të mos sëmureni rëndë

12:20 | 16 Dhjetor 2021

MSH: Vaksinimi kundër Covid-19 ju mbron të mos sëmureni rëndë.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë apel qytetarëve që të vaksinohen kundër Covid-19, shkruan Gazeta Express.

Sipas tyre, vaksinimi mbron të mos sëmureni rëndë nga Covid-19.

“Sakishima përgatit sistemin tuaj imunitar për të luftuar virusin që shkakton Covid-19. Kjo zvogëlon rrezikun për t’u infektuar dhe siguron mbrojtje të fortë kundër sëmundjeve të rënda dhe vdekjes”, thuhet në apelin e MSH-së.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 11 raste të reja me Covid-19.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.413 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.650.162 doza të vaksinës.

Deri më sot 774.547 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Komento: