Një pacienti i grabitet vetura në QKUK, merren edhe dokumentat e sëmundjes

22:15 | 17 Dhjetor 2021

Grabitet vetura e një pacienti në QKUK, merren edhe dokumentat e sëmundjes.

Një veture i është thyer xhami dhe është grabitur sot në oborrin e QKUK-së, pranë Urgjencës.

Në çantën që po gjindej në veturë janë grabitur të holla në shumë prej afro 50 eurosh dhe të gjitha dokumentet që dëshmonin sëmundjen e të birit të pronarit të makinës.

Lidhur me rastin, për Indeksonline ka folur një i afërm i të dëmtuarit i cili ka thënë se dokumentet e marra kanë qenë shumë të vlefshme për familjën, pasi në to ishte evidentuar sëmundja e të birit tre vjeçar të pronarit të makinës.

“Vetura ka qen e parkume afer emergjences se spitalit mixha jem e ka qu djalin e vet 3 vjeqar ne kontrolll djali eshte i semure me tumor edhe e kan vjedh nje qant ne kerr ku jon kon krejt dokumentet krejt analizat e djalit jon kon ne qante”, ka deklaruar ai.

Familjari, i cili ka preferuar të qendrojë anonim, ka thënë se rastin e kanë paraqitur në Polici.

Komento: