
Sa i përket situatës epidemiologjike, Kosova po qëndron qetë momentalisht.
COVID-19 po vazhdon të jetë i pranishëm në Kosovë, ashtu si në mbarë botën. Përderisa në vendet tjera ka ende numër të madh të të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi, në Kosovë situata duket të jetë më e qetë krahas muajve të kaluar.
Për një javë, të infektuar me COVID-19 në Kosovë janë raportuar 75 raste, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Teksa, kanë vdekur dy qytetarë. Sipas njoftimit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, nga 1.679 testime.
Gjatë këtyre 24 orëve të fundit, është shënuar një rast i vdekjes.
Janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.954.
MSH-ja po ashtu ka ftuar qytetarët që të mbajnë maskat dhe të respektojnë distancën.
Ndryshe, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.653.823 doza të vaksinës