Nga IKSHPK tregojnë nëse ka ndonjë të infektuar me Omicron në Kosovë

23:43 | 18 Dhjetor 2021

Varianti i ri i Koronavirusit po bën “gërdinë” në Evropë, por edhe më gjerë.

Përderisa shumë vende të botës po përballen me variantin e ri të COVID-19, Omicron, në Kosovë ende nuk është konfirmuar ndonjë rast me këtë variant.

Lidhur me këtë, Ministria e Shëndetësisë ka dërguar 76 mostra të dyshimta për testim në Gjermani, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Drejtori i Departamentit të Mikrobiologjisë në IKSHPK, Xhevat Jakupi ka thënë se rezultati i këtyre mostrave pritet të dalë javën e ardhshme.
Në anën tjetër, infektologu Arben Vishaj thotë se Omicron është më infektues sesa variantet e tjera të COVID-19.

“Të dhënat flasin se ky variant ka mundësi të përhapjes shumë më shpejtë se variantet tjera. Po për këtë arsye ne duhet të jemi sa më vigjilent që është e mundur”, tha ai për RTV21, transmeton Reporteri.net.

Komento: