Kopshti ‘Vip Kids’ shpërndan dhurata për fëmijët që po trajtohen në Klinikën e Pediatrisë

19:55 | 20 Dhjetor 2021

E hëna ka qenë ditë feste për fëmijët që po trajtohen në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë.

Ata janë surprizuar me dhurata për festat e fundvitit nga fëmijët e kopshtit ‘Vip Kids’ nga Prishtina dhe Fushë Kosova, shkruan ORAinfo.

Me iniciativë të drejtoreshës së kopshtit ‘VIP Kids’, Jehona Mjeku, dhe me përkrahje të prindërve të fëmijëve të këtij kopshti, të hënën janë shpërndarë mbi 140 dhurata për fëmijët që po trajtohen në këtë Klinikë.

Ky veprim është mirëpritur nga të vegjlit që po shërohen në Klinikën e Pediatrisë. /ORAinfo/

Me poshtë ju sjellim disa fotografi nga ky aktivitet…

Komento: