Latifi: Mendova se ‘muaji i mjaltit’ do të më zgjaste më shumë

14:51 | 21 Dhjetor 2021

Ministri i ri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka raportuar sot për herë të para para Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në lidhje me prioritetet dhe objektivat e sistemit shëndetësorë.

Latifi në ekspozenë e tij tregoi për arsyen që është kthyer për të shërbyer në Kosovë si ministër i Shëndetësisë.

Tutje Latifi ka kërkuar nga Komisioni të punojnë bashkë për të bërë prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë përgjatë kohës sa do të shërbejë si ministër.

Ministri më tej ka thënë se Kosova duhet të rregullojë sistemin e shkollimit të mjekëve e po ashtu ka thënë se Kosova ka nevojë të pajiset me pajisje teknologjike të reja dhe të avancuara.

“Mendova që muaji i mjaltit do të më zgjaste më shumë por kaq ishte, veç një muaj. Ne duhet të jemi në të njëjtën anë sepse jemi ashtu. Jemi në të njëjtën anë. Neve na duhet t’i rregullojmë dy punë: Që të kujdesemi për pacientin në mënyrë botërore duhet të kemi ekipin e mjekëve. Unë jam kirurg dhe të gjithve ju them që u bëfsh shok i imi dhe jo pacient i imi”, tha ministri Latifi.

“Unë e kam lënë një institucion jashtëzakonsiht të fuqishëm ku 4 kirurg i pediatrisë bëjnë 4000 operacione në vit. Unë kam ardh këtu me një qëllim të vetëm, me ia kthy borxhin Kosovës sepse këtu jam shkolluar. Këtu e kam kryer shkollën e mesme të mjekësisë dhe fakultetin. Tash po ikin mjekët por unë jam kthyer për të shërbyer. Unë kam pasur jetë shumë rehat në Amerikë, por nuk e kam pasur shpirtin e qetë. Unë kam shumë prioritete, për të cilat mund të flasim një javë, por na duhet t’i bëjmë prioritetet së bashku. Duhet totalisht me i reformu specializimiet, duhet të përgatitemi teknologjikisht dhe të kujdesemi për shkollimin”, deklaroi ai.

Komento: