Van de Beek ia sheh “sherrin” agjentit të tij

12:08 | 02 Janar 2022

Ai është njëri nga lojtarët më të pavlerësuar te Manchester United.

Një konflikt mes Donny van de Beek dhe ish-agjentit të tij do të thotë se mesfushori i Manchester United duket i dënuar të qëndrojë në Old Trafford, pretendon Mirror,përcjell ORAinfo.

Guido Albers u largua nga holandezi në tetor, por ka refuzuar ta lejojë atë të prishë kontratën e tyre, që do të thotë se Van de Beek nuk ka asnjë përfaqësues ligjor që mund të negociojë një transferim në emër të tij./ORAinfo/

Komento: