Barcelona dhe Real Madridi i mësojnë kundërshtarët në Kupën e Mbretit

13:34 | 07 Janar 2022

Është hedhur shorti në Copa Del Rey ku Reali, Barça e Atletico, favorit për të triumfuar, kanë mësuar kundërshtarët.

Real Madridi ishte me fat pasi në rundin tjetër do të ketë punë me Elchen.

Short më i vështirë ishte për Atletico Madridin dhe Barcelonën.

Atletico do të ketë punë me skuadrën në formë, Real Sociedad, derisa Barcelona me rivalin e vjetër, Athletic Bilbao

Komento: