“Çmendet” United, i ofron një “mal me para” Pogbas

20:07 | 07 Janar 2022

Manchester United është i gatshëm të paguajë Paul Pogba 500,000 £ në javë, zbulon The Sun.

Kontrata do ta bënte Pogban lojtarin më të paguar në historinë e Premier League pasi Man Utd synon të largojë interesin nga Juventus, PSG dhe Real Madrid ,përcjell ORAinfo.

Pogba mund të nënshkruajë një marrëveshje parakontrate me një ekip jo-anglez këtë muaj, pasi kontrata e tij në Old Trafford është në gjashtë muajt e fundit të saj./ORAinfo/

Komento: