
Ylli i kombëtares së Turqisë vdes në aksident trafiku.
Reprezentuesi i kombëtares së Turqisë, Ahmet Calik ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti me veturë.
Në moshën 27 vjeçare, mbrojtësi i Konyaspor është gjetur i vdekur, pasi u përfshi në një aksident trafiku në Ankara, këtë mëngjes, përcjell lajmi.net.
Calik kishte luajtur tetë herë me kombëtaren e Turqisë dhe së fundmi kaloi te skuadra e Konyaspor.
Aty ishte shok skuadre me Sokol Cikalleshi e Endri Çekiçi.
Calik ka qenë pjesë e Galatasaray më parë. Karriera e tij ishte mjaft e pasur.