
Isco ka vendosur të mos largohet nga Real Madridi. Mesfushori spanjoll do të mbetet te klubi spanjoll së paku deri në qershor të këtij viti kur i skadon edhe kontrata.
Isco thuhet se u ka bërë me dije krerëve të klubit se nuk do të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Edhe klubi spanjoll i ka bërë të ditur lojtarit se në qershor do të largohet si futbollist i lirë pasi nuk do t’i ofrohet kontratë e re.
Për shërbimet e 29-vjeçarit interesim ka shprehur Arsenali.