Vedat Muriqi po largohet nga Lazio, e bën një veprim të papritur kundër skuadrës

12:40 | 14 Janar 2022

Vedat Muriqi po largohet nga Lazio.

Sulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi pritet të largohet nga Serie A, atje ku nuk u përshtat dhe pati shumë pak minuta në dispozicion për të luajtuar.

Së fundi, futbollisti i Kosovës i ka bërë “unfolloë” klubit romak në rrjetet sociale “Twitter” dhe “Instagram”, një sinajl i qartë ky për largimin e tij.

Teksa, dyshimet shtohen edhe më shumë pasi Muriqi ende e ndjek ish-klubin e tij nga Superliga turke, Fenerbahcen, pasi kjo e fundit ka kërkuar shërbimet e sulmuesit prizrenas.

Muriqi ka qenë i lidhur edhe me kalimin te klube si Leeds United, Hull City si dhe te Galatasaray.

Në anën tjetër sipas raportimeve të fundit, Vedat Muriqi po udhëton drejt Anglisë për të nënshkruar me West Bromwich Albion.

Komento: