
AC Milan, është duke punuar për të nënshkruar me mbrojtësin e Chelseat, Andreas Christensen. Ylli danez bëhet lojtar i lirë në fund të sezonit.
Kuqezinjtë po lëvizin për të nënshkruar me një mbrojtës të ri në janar për të zëvendësuar të dëmtuarin Simon Kjaer.
Megjithatë, Maldini dhe Massara dhe punojnë nën tokë për të nënshkruar me qendërmbrojtësin e Chelseat, Andreas Christensen për verën.

Një mbrojtës i nivelit të lartë që tani është i lirë të negociojë me cilindo klub që dëshiron,përcjell ORAinfo.
Kontrata e Christensen me Chelsean skadon në fund të sezonit dhe bisedimet për rinovim kanë ngecur për një kohë të gjatë. Blutë duan të lidhin Christensen me një kontratë të re.
Trajneri Thomas Tuchel dëshiron ta mbajë 25-vjeçarin në Stamford Bridge, por palët duken larg arritjes së një marrëveshjeje.
Andreas Christensen aktualisht fiton rreth 3.5 milionë euro në sezon dhe po kërkon një kontratë të përmirësuar.
Chelsea nuk është i gatshëm të përmbushë kërkesat e tij duke i lënë hapësirë AC Milan-it të hyjë në skenë. Decreto Crescita u lejon klubeve italiane të kursejnë shumë nga pagat bruto të lojtarëve të huaj dhe AC Milan po punon për të përfituar.
Gazetari Andrea Longoni raporton se Andreas Christensen është ëndrra e Paolo Maldinit për mbrojtjen e kuqezinjve. AC Milan është i gatshëm t’i ofrojë 25-vjeçarit një kontratë afatgjatë mbi 6 milionë në sezon. Në këtë skenar Milani do të shpenzonte 10 milionë euro pagë bruto. /ORAinfo/