
Sipas Il Corriere della Sera, sulmuesi Paolo Dybala nuk ka nënshkruar ende rinovimin e tij me Juventusin dhe pavarësisht se dëshiron të vazhdojë me Bianconerët, ai mund të joshet nga interesimi i skuadrave të tjera për të.
Trajneri i Interit, Giuseppe Marotta e ka vlerësuar gjithmonë Dybalan dhe ai mund të përfitojë nga situata, duke nënshkruar me asin argjentinas si një transferim i lirë,përcjell ORAinfo.

Gjithashtu trajneri Conte do ta çonte me kënaqësi në Londër në formacionin e tij në Tottenham. Më pas janë edhe Atletico dhe Barcelona që e ndjekin nga afër dhe që mund t’i bashkohen garës në rast të dështimit të rinovimit./ORAinfo/