
Thomas Tuchel, ka pranuar se ka mbetur i frustruar nga performanca e Romelu Lukakut për Chelsean kundër Manchester Cityt, në humbjen e së shtunës në Premier League në Etihad Stadium.
Goditja e Kevin De Bruyne në pjesën e dytë ishte e mjaftueshme për të vulosur një fitore 1-0 për mikpritësit e Pep Guardiolës, të cilët e përfunduan ndeshjen me 13 pikë epërsi ndaj bluve – rivalët e tyre më të afërt,përcjell ORAinfo.

Ndryshe nga bashkatdhetari i tij, Lukaku shpesh nuk ishte në gjendje të ushtronte aq shumë kontroll në një paraqitje shpesh të heshtur nga vizitorët – dhe duke folur pas fishkëllimës së fundit, Tuchel pranoi se kishte mbetur i pakënaqur me përpjekjet e tij në fushë./ORAinfo/