
Arsenali ka paraqitur një ofertë prej 60 milionë eurosh për Dusan Vlahovicin e Fiorentinës zbulon Corriere della Sera.
Topçinjtë kanë përfshirë Lucas Torreira në ofertë, me uruguaianin aktualisht në mes të një periudhe huazimi në Stadio Artemio Franchi,përcjell ORAinfo.

Vlahovic është shfaqur si një nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë gjatë dy viteve të fundit dhe ka shënuar 16 gola nga 20 paraqitje në Serie A deri më tani këtë sezon./ORAinfo/