
Manchester City, ka bërë një qasje fillestare për anësorin e Real Madrid, Vinicius Junior, zbulon El Nacional.
Pep Guardiola ka kontaktuar personalisht me përfaqësuesit e 21-vjeçarit për një transferim të mundshëm gjatë verës,përcjell ORAinfo.

City po shikon Vinicius si një zëvendësues të mundshëm për Ferran Torres pas lëvizjes së tij te Barcelona, por Madridi nuk ka plane për të shitur dhe dëshiron të shmangë një përsëritje të marrëveshjes me Robinhon e ndërmjetësuar në vitin 2008./ORAinfo/