Mbrojtësi i Manchester United, Eric Bailly, ka pranuar një transferim te AC Milan, por të dy klubet ende nuk kanë rënë dakord për tarifën e transferimit.
Kapitull i ri i telenovelës së qendërmbrojtësit që AC Milan synon të nënshkruajë në afatin kalimtar të janarit.
Mbrojtësi i Mançester Junajtid, Eric Bailly, duket të jetë kryesuesi për këtë punë, sepse ai i përshtatet kërkesave të kuqezinjve për cilësi dhe përvojë,përcjell ORAinfo.
Bailly ka përvojë ndërkombëtare, ai është i mirë në pozicionim dhe ka një ndjenjë të shkëlqyer në fushë me shokun e kombëtares Franck Kessie. Të dy lojtarët aktualisht përfaqësojnë Bregun e Fildishtë në Kupën e Afrikës.
Kuqezinjtë e vlerësojnë 27-vjeçarin dhe mbrojtësi është shumë i dhënë pas Milanit. Gazzetta dello Sport raporton se Eric Bailly i ka thënë po transferimit të janarit te AC Milan.
Ndërkohë, AC Milan vazhdon negociatat me Manchester United./ORAinfo/